Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
Rita Petro shpallet “Poete Laureate” për vitin 2025
Rita Petro u shpall “Poete Laureate” nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në ceremoninë e zhvilluar sot. Përzgjedhja u bë nga një juri e kryesuar nga Primo Shllaku, me anëtarë Ymer Çirakun, Aleksandër Çipën, Majlinda Ramën dhe Koloreto Cukalin. Rita Petro është poete, botuese dhe publiciste. Ajo u shfaq në letërsinë shqipe në vitet ’90-ta dhe është bërë një nga zërat më të dallueshëm të poezisë bashkëkohore, veçanërisht për trajtimin e drejtpërdrejtë të temave që lidhen me trupin, identitetin, marrëdhëniet njerëzore dhe përvojën personale. Poezia e saj karakterizohet nga një gjuhë e qartë dhe shpesh provokuese, që ka nxitur debat kritik dhe publik, sidomos me librin “Vrima” që bëri bujë. Përveç krijimtarisë poetike, Rita Petro ka qenë aktive në jetën kulturore si botuese dhe...