Rita Ora bashkëpunon me Lance Savali në këngën e re verore “Higher”
Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare Rita Ora ka publikuar këngën e re “Higher”, një bashkëpunim me producentin dhe DJ-in nga Zelanda e Re me origjinë samoane, Lance Savali. E publikuar nga Casablanca Records, kënga sjell një atmosferë verore me ritme house, ku vokali karakteristik i Ritës ndërthuret me produksionin energjik të Savalit. “Higher” vjen pas suksesit të projekteve të tij të mëparshme si “Devotion” dhe “Ain’t No Party”, të cilat kanë grumbulluar së bashku dhjetëra miliona transmetime në platformat digjitale. Lance Savali, i cili ka mbi 1.9 milionë dëgjues mujorë dhe më shumë se 190 milionë transmetime globale, njihet edhe për karrierën e tij si kërcimtar profesionist, duke performuar më herët me emra të mëdhenj të muzikës botërore si Rihanna, Beyoncé dhe Jennifer Lopez. Duke...
Burimi:
kultplus.com