Rexhep Shahu: Ku është koka e Havzi Nelës?

Rexhep Shahu: Ku është koka e Havzi Nelës?

Nga Rexhep Shahu*Është fat i jashtëzakonshëm dhe privilegj i rrallë për mua ta çeli këtë ceremoni historike nderimi për Havzi Nelën, heroin e parë të vërtetë vendas, që nderohet me bust të vogël në këtë qytet të vogël që prodhon histori të mëdha guximi, sakrifice e krenarie.Havzi Nela, është njeriu e poeti më antikonfromist, që qëndroi, që nuk iku, që nuk tha më fal, që nuk kërkoi mëshirë, që nuk u jargavit, që nuk vdiq në krevat, që nuk u vra duke ikë, që tha hapur nuk ju dua, që tha po, kam folur kundër e jam kundër sistemit komunist, i kam thënë të gjitha çfarë thoni ju, çfarë të doni ju. Falë tij Kukësi quhet qytet i poetit të varur.I dashur Havzi,Ti pate jetë...