Restaurohet karakolli i Çajupit, monumenti historik në Zagori rikthehet për turizmin kulturor
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër ka nisur punën për restaurimin e Karakollit i Fushës së Çajupit, monument kulture i kategorisë së parë, i cili mbart vlera të veçanta historike dhe arkitekturore për zonën malore të Zagorisë. Ky objekt historik, i njohur si “karakoll”, ka shërbyer dikur si postë vrojtimi dhe kontrolli për rojet që monitoronin lëvizjet në rrugët malore të zonës, duke përbërë një dëshmi të rëndësishme të organizimit dhe sigurisë në të kaluarën. Ndërhyrja restauruese është përqendruar kryesisht në çatinë e objektit, e cila kishte shfaqur probleme në strukturën e saj dhe rrezikonte degradimin e mëtejshëm të godinës. Punimet janë realizuar duke respektuar elementët origjinalë të ndërtimit dhe duke ruajtur vlerat arkitekturore të këtij monumenti. Restaurimi i këtij objekti pritet të ndikojë pozitivisht...
Burimi:
top-channel.tv