Recensë për romanin “Shtëpia pa pasqyrë” të Majlinda Bregasit

Recensë për romanin “Shtëpia pa pasqyrë” të Majlinda Bregasit

Nga Manjola Nasi Qysh në fillim, me titullin, romani më i fundit i shkrimtares Majlinda Bregasi, “Shtëpia pa pasqyrë”, na fton të hyjmë në një botë ku e përditshmja me elementët e saj të njohur e të zakonshëm vihen sakaq në dyshim. Si do të ishte një shtëpi pa pasqyrë? Çfarë njerëzish jetojnë në të dhe çfarë i bën ata të mos t’i kushtojnë rëndësi, apo më shumë akoma, t’i shmangen, një objekti kaq të thjeshtë e të kudondodhur? Çfarë lloj realiteti kanë më të lehtë ta përballojnë pa i drejtuar vetes sy zhbirues? Dhe si është, pastaj, të jesh fëmijë në një shtëpi të tillë, ku vetja mbetet e panjohur, thuajse abstrakte, e parë vetëm nga një këndvështrim që e bën të ndryshme nga...