Rainer Maria Rilke: Katër këshilla për poetët e rinj

Rainer Maria Rilke: Katër këshilla për poetët e rinj

Në vitin 1903, duke këshilluar një poet të ri, Rainer Maria Rilke shkroi monumentin e  filozofisë, një manual shpirtëror. Një manual që mund të na drejtojë në rrugën e të shkruarit dhe të ekzistencës. Poeti i famshëm Rilke ishte vetëm 28-vjeç kur filloi t’i përgjigjej Franz Kappus, 17-vjeçar, një poet aspirues dhe kadet në shkollën ushtarake, nga e cila Rilke kishte dezertuar disa vite më parë. Rilke i dërgoi dhjetë letra në harkun kohor prej pesë vjetësh nga Parisi, ku ai ishte sekretar i Rodinit, nga Suedia, Roma, nga rrethinat e Bremenit, ku ai nuk reshti së shkruari. Dhjetë traktate të vogla për filozofinë praktike, dhjetë meditime për vetminë, dashurinë, krijimin. Përballë ngulmimit të Rilkes, djaloshi Kappus përfundimisht do të zgjedhë karrierën ushtarake. Por, mirënjohës...