QKK dhe RTK nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin dhe promovimin e kinematografisë kosovare
Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) dhe Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) kanë nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi me qëllim të forcimit të zhvillimit, promovimit dhe mbështetjes së industrisë së filmit dhe sektorit audiovizual në Kosovë. Marrëveshja u nënshkrua nga drejtoresha e QKK-së, Blerta Zeqiri, dhe drejtoresha e përgjithshme e RTK-së, Zana Spahiu, duke vendosur një kornizë të përbashkët bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve kryesore të kulturës dhe medias në vend. Në kuadër të këtij partneriteti, QKK dhe RTK do të bashkëpunojnë në realizimin e prodhimeve dhe bashkëprodhimeve filmike, promovimin e veprave audiovizuale kosovare, mbulimin mediatik të festivaleve dhe aktiviteteve të filmit, si dhe organizimin e aktiviteteve profesionale dhe edukative për sektorin kinematografik. Marrëveshja parasheh gjithashtu bashkëpunim në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë filmike, promovimin e Kosovës si destinacion...
Burimi:
kultplus.com