Qeveria miraton përbërjen e parë të Këshillit Kombëtar të Arteve, emërohen 11 anëtarët

Qeveria miraton përbërjen e parë të Këshillit Kombëtar të Arteve, emërohen 11 anëtarët

Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e së premtes përbërjen e parë të Këshillit Kombëtar të Arteve, duke funksionalizuar një organ të rëndësishëm për zhvillimin e politikave në fushën e artit dhe kulturës. Kabineti qeveritar ka aprovuar propozimin e Ministrisë së Kulturës, duke emëruar 11 anëtarë që do të përfaqësojnë fusha të ndryshme të artit, kulturës, institucioneve akademike dhe industrive kreative. Përbërja e Këshillit është: Yll Rugova – arte pamore;Baki Jashari – muzikë klasike dhe operë;Visare Aliu – teatër;Afrim Spahiu – film dhe audiovizual;Ardianë Pajaziti – letërsi dhe libër;Visar Munishi – këngë dhe valle folklorike;Aulona Nuhiu – balet dhe vallëzim modern;Alberta Troni – institucione akademike dhe kërkimore në art dhe kulturë;Arif Muharremi – sektori i pavarur kulturor;Artnet Haskuka – dizajn, arkitekturë dhe industri kreative;Visar...