Pyetësori i Prustit/ Eduard Frrokaj: Duaje të mirën brenda nesh, duaje të mirën kudo që je!

Pyetësori i Prustit/ Eduard Frrokaj: Duaje të mirën brenda nesh, duaje të mirën kudo që je!

Eduard Frrokaj Pyetësorit të Prustit në ObserverKult i përgjigjet shkrimtari, Eduard Frrokaj: Cila eshtë ideja e juaj për lumturinë e përkryer? – Është paksa paradoksale por gjithmonë ka pas dilema mbi lumturinë e përkryer, edhe më të pasurit në fund kanë përfunduar pa lumturi të përkryer, do e mendoja të lumtur jetën në një shtëpi të thjeshtë me pamje nga bjeshka me borë, me të ardhura të mjaftueshme sa me jetue, pa shumë brenga, me kafe dhe cigare duke e shikuar bjeshkën dhe duke shkruar… Cila është frika juaj më e madhe? -Një kohë si nxënës i shkollës së mesme kam pas frikë se mund të mbetem pa atdhe, frikë që iku me ikjen e njerëzve më të dashur në varreza masive, i vranë në shkatërrimin barbar...