Pushtoi zemrat e shqiptarëve/ Ja kush e krijoi këngën “Mora fjalë” (Video)

Pushtoi zemrat e shqiptarëve/ Ja kush e krijoi këngën “Mora fjalë” (Video)

Nga Armand Bajrami Kënga “Mora fjalë” është kthyer së fundmi në një himn për tifozët, por edhe vetë lojtarët e Kombëtares kuqezi. Melodia që çon peshë mijëra zemra në stadium e përtej tij, i dedikohet komandantit legjendar, Adem Jashari. Shumëkush i shqipton me gjoksin plot, por jo aq dinë që krijuesi i tyre është Naim Gjoshi. Kompozitori i mirënjohur tregon nga studioja e tij në Elbasan, qytetin ku jeton prej 8 vitesh, se “Mora fjalë” lindi në vitin 2000, si kërkesë e rapsodit kosovar, Qazim Beka.  “Mua më janë dashur dy javë të meditoj për heroin. Ishte në 3-vjetorin e rënies së tij”. Një vit më vonë në një takim me rapsodin Beka në Kosovë, kompozitori Gjoshi ka dëgjuar rastësisht në ambientin ku ishte këngën...