Pse zogjtë janë të fiksuar pas bishtave të cigareve?
Për shkak të neglizhencës njerëzore, zogjtë janë të detyruar të gjejnë një zgjidhje dhe duket se po ia dalin mbanë. Njerëzit nuk janë veçanërisht të suksesshëm në largimin e mbeturinave që vetë krijojnë në mjedis , kështu që disa zogj përshtaten me këtë ndotje në mënyra shumë të pazakonta. Zgjidhjet e tyre janë në të njëjtën kohë gjeniale, por edhe disi të trishtueshme dhe shqetësuese. Për shembull, disa zogj përdorin bishtat e cigareve si material për të ndërtuar foletë e tyre. Siç raportohet nga New York Times , duke cituar një studim të botuar në revistën "Animal Behavior", zogjtë në të gjithë botën - nga Galapagosi deri në Zelandën e Re - përdorin bishtat e cigareve të hedhura për të ndërtuar "shtëpitë" e tyre. Ndonjëherë ata madje ngrenë fole direkt në tavëll të vërteta.Studiuesit në...
Burimi:
syri.net