Pse njerëzit kërkojnë përgjigje të lehta për problemet më komplekse që ka sot bota?
Nga Kerry Boyd Anderson Ne jetojmë në një botë komplekse, që ndryshon në mënyrë të vazhdueshme. Por truri i njeriut e ka të vështirë të përballojë kaq shumë kompleksitet. Dhe shpesh kjo vështirësi i bën njerëzit që të kërkojnë përgjigje të lehta. Ndonëse është e kuptueshme, kjo tendencë krijon shumë probleme për politikën, shoqërinë, ekonominë. Ajo është veçanërisht problematike gjatë një pandemie. Çdo individ është një qenie e shumanshme. Secili person ka humor, mendime dhe besime të ndryshme. Secili burrë dhe grua ka përvojat e veta, të cilat formësojnë mënyrën se si ata e shohin botën. Kur ndalemi më në detaje për të analizuar një familje apo bashkësi të madhe, panorama bëhet edhe më komplekse, me shumë individë që ndërveprojnë me njëri-tjetrin në rrethana të...
Burimi:
kultplus.com