Promovimi i veprës “Kadareja në kritikën botërore”, ekspozita dhe vendosja e monumentit në 90-vjetorin e lindjes…

Promovimi i veprës “Kadareja në kritikën botërore”, ekspozita dhe vendosja e monumentit në 90-vjetorin e lindjes…

Promovimi i veprës “Kadareja në kritikën botërore” dhe veprimtari të tjera u zhvilluan në 90-vjetorin e lindjes së shkrimtarit akademik Ismail Kadare. Akademia e Shkencave organizoi veprimtarinë “Ismail Kadare në 90-vjetorin e lindjes”, me rastin e botimit dhe promovimit të veprës me tri volume “Kadareja në kritikën botërore”. Në këtë vepër, studiuesi Bashkim Kuçuku ka vënë përballë lexuesit një pasuri shkrimesh për ta rrëfyer shkrimtarin Kadare, të perceptuar në shkrimet e kritikës mediatike, përmes 2500 shkrimeve studimore ose 1500 faqeve të botuara në gjuhë të huaja. Akad. Gëzim Hoxha, Kryetar i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe albanologjike, tha se promovimi i veprës madhore me tri volume “Kadare në kritikën botërore” përfaqëson një moment të rëndësishëm jo vetëm për studimet letrare shqiptare, por edhe për afirmimin...