Projekt në Shpellën e Spilesë, ndërhyrja synon mbrojtjen e kësaj hapësire
Shpella e Spilesë në Himarë përfaqëson një nga pasuritë më të veçanta të bregdetit shqiptar, ndërsa projekti për rikualifikimin e saj synon ta kthejë në një pikë të rëndësishme kulturore dhe turistike të rivierës. Ministri Blendi Gonxhja shprehet se ndërhyrja në Shpellën e Spilesë synon ruajtjen dhe mbrojtjen e integritetit natyror e historik të saj, duke e bërë njëkohësisht më të aksesueshme dhe të kuptueshme për vizitorët. “Shpella e Spilesë në Himarë përfaqëson një nga hapësirat më të veçanta të bregdetit shqiptar, aty ku peizazhi natyror ndërthuret me historinë, legjendat dhe kujtesën kolektive. E lidhur shpesh me mitin e Ciklopit të përmendur nga Homer, kjo shpellë mbart një potencial të rëndësishëm kulturor dhe turistik për zonën. Përmes një ndërhyrjeje të kujdesshme, synohet mbrojtja dhe interpretimi...
Burimi:
sot.com.al