“Pritje e ëmbël”, poezi nga Sadedin Mezuraj
Mbi trupin timrri shtrirë bardhësia,një çarçaf virgjërorqë më mban të mbuluar.Ai do të kthehetme diellin bujar.Atëherë trupi imdo të zgjohet nga ngrohja.Lëngje të fshehta do të gurgullojnë,kujtesa e nxehtësisëmë zgjeron nga brenda.Imagjinoj prekjendhe hyrjen e ngadaltë.Dhimbja dhe kënaqësiajanë himni i jetës.Dridhem nga kjo pritje e ëmbël,poshtë këtij çarçafi të bardhë,virgjëror.E pres.E dua.Kur të vijë,në trupin tim do të ndjej plagëndhe kënaqësinë e thellëtë fillimit.Nga errësira imedo të shpërthejnë jetë të vogla:bar, lule, bimë dhe flutura.Do të mbetem e mbushur,e rënduar,nga pesha e re e jetësbrenda meje.Në duart e ashpratë fshatarit të heshtur,plori do të shkëlqejë prej lumturisë së krijimit.Dhe çarçafi i bardhë,virgjëror,i borës,do të shkrihet më në fundnga dielli bujar.Sepse jam Toka,që dëshiron bujkun,jam trupi që dridhet dhe ringjalletnga pranvera. ObserverKult Lexo edhe: Cikël poetik...
Burimi:
kultplus.com