Poezia kundër harresës

Poezia kundër harresës

Nga Mërgim Bekteshi Vëllimi poetik Ata udhëtonin pa e ditur fundin i Arif Molliqit, botuar nga Shtëpia Botuese Armagedoni me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shfaqet si një nga librat më përfaqësues të poezisë shqipe bashkëkohore. Ai ndërthur jetën individuale me fatin kolektiv, siç thotë autori në një varg: “përrallë e vjetër me rroba të reja”. I botuar në prag të përfundimit të vitit 2025, ky libër përmbledh rreth pesëdhjetë vjet krijimtarie dhe funksionon si një biografi poetike, ku historia personale, kujtesa, dhimbja, mërgimi dhe varfëria shpirtërore e një populli të përndjekur nga peripecitë historike shndërrohen në materie poetike. Molliqi nis nga koha kur lind në vendlindjen e tij dhe kujton gjithçka organike e të zakonshme, që nga këngët e vjetra të...