Poetët e mëdhenj që patën një jetë të vështirë dhe fund tragjik

Poetët e mëdhenj që patën një jetë të vështirë dhe fund tragjik

Në Rusi, poetët janë sinonimi i vuajtjes. Besohet se poezia e mirë, mund të lind vetëm nga dhimbje të mëdha. Poetët që u bënë të pavdekshëm me vargjet, patën gati njëlloj një jetë tragjike. 1. Aleksandër Pushkin (Alexander Pushkin) (1799-1837) S’do të ishte e drejtë nëse themi se poeti i madh rus jetoi një jetë të privuar. Gjithësesi, atij i dukej sikur fati dhe njerëzit ishin mizorisht të padrejtë ndaj tij. Dhe se ai kishte arsye të shumta që të ndihej i trishtuar. Së pari, ai ishte një fëmijë i padëshiruar, më pas, si çdo i ri, e përjetoi thellësisht atë çfarë po ndodhte në Rusi. Çka e shtyri të shkruante vargje politike, por edhe disa vargje të pahijshme, për shkak të të cilave e...