Pikturat që u frymëzuan nga romanet e Kadaresë/Ekspozitë dhe album për 90-vjetorin e Ismail Kadaresë
Albumi “Kadare në Artet Figurative – 100 imazhe”, dokumenton ndikimin e veprës letrare të Ismail Kadaresë në artin pamor shqiptar nga periudha e pasluftës deri në vitin 2025. Letërsia e Kadaresë u shndërrua në një formë të heshtur rezistence gjatë komunizmit dhe në një burim frymëzimi në dekadat pasuese. Me rastin e 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh Ismail Kadare, UET Press përuron albumin dhe ekspozitën “Kadare në Artet Figurative – 100 imazhe”, në ambientet e COD (Center for Openness and Dialogue) në Tiranë, ditën e mërkurë (sot), 28 janar. Aktiviteti bashkon letërsinë, pikturën dhe reflektimin kulturor në një dialog të përbashkët. Në ceremoninë do të jetë e pranishme edhe bashkëshortja e shkrimtarit, shkrimtarja Helena Kadare.Albumi me parathënie nga Prof. Asoc. Dr. Ermir Nika...
Burimi:
kultplus.com