Piktorja që synon arkitekturën: Kur krijoj, shpirti im ndihet i lirë

Piktorja që synon arkitekturën: Kur krijoj, shpirti im ndihet i lirë

Reina Ndreu është një vajzë maturante, që krahas studimeve zhvillon pasionin e saj për pikturën. Në përvjetorin e 18-të, vendosi të prezantohej për publikun me ekspozitën e saj të parë në ambientet e Qendrës Kulturore Tulla. Për Reinën, piktura është forma më e bukur e shprehjes. “Kur pikturoj, vizatoj apo ushtroj çdo formë arti, shpirti im ndihet i lirë, ndihem sikur jam prezente në këtë botë”, shprehet Reina Ndreu, piktore. Përmes këtyre krijimeve te realizuara gjatë gjashtë viteve të fundit, 18-vjeçarja ka hedhur në telaje përceptimin e saj mbi realitetin dhe ndjesitë e brendshme. Më tej ajo shton “Unë e lakmoj stilin e realizmit dhe se si një piktor ka aftësinë t’i kopjojë gjërat në mënyrë reale dhe t’i bëjë sikur kanë jetë, por unë...