Petrit Ruka: Kam një lëmsh në zemër

Petrit Ruka: Kam një lëmsh në zemër

Nga Petrit Ruka             – hua nga populli- Kam një lëmsh në zemër,E s’di kujt t’i rënkohem,T’ju rënkohem maleve,Zënë e më largohen. Mjegull vënë përpara,Sytë më qorrohen….T’ju rënkohem grave,Gratë zbukurohen, Tek vitet e mia,Këmbët u pengohen,Në prag të mëshirës,Zemrat u ngat’rrohen… T’ju ankohem këngëve,Këngët hidhërohen,Sa shtrohen mbi letër,Zënë e vjetërohen,Si plakat në dimër, Nxijnë dhe sterrohen…T’ju rënkohem shokëve,Shokët më rrallohen,Të gjithë ndrrojnë adresat,Në varreza shtohen. O ky lëmsh në zemër,E di,…do helmohem…T’i ankohem zemrës,Lëmshi më zmadhohet, Si qebap kafeje,Mbi zjarr rrotullohet. ……………………….. T’i ankohem vdekjes,Veç ajo gëzohet,Si vejushë e djegurZë e më afrohet,Me mua të gjorin,Vdes që të martohet… Kam një lëmsh në zemër,Po kujt i besohet… ObserverKult Lexo edhe: PETRIT RUKA: BALADË PENSIONISTËSH Në lagjen tjetër, një kafe e hidhur,Kushton dhjetë lekë më pak,Të tre bastunët...