Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë

Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë

Një peticion online ka nisur të qarkullojë duke i bërë thirrje UNESCO-s që plisi shqiptar të njihet zyrtarisht si pasuri kulturore dhe të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale. Sipas nismëtarëve, njohja ndërkombëtare e plisit do të ndihmonte jo vetëm në ruajtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë kulturore te brezat e ardhshëm, por edhe në rritjen e ndërgjegjësimit për vlerat shqiptare në arenën globale. Peticioni u bën thirrje qytetarëve që të bashkohen me nënshkrimin e tyre, në mënyrë që kërkesa për njohjen e plisit nga UNESCO të marrë mbështetje sa më të gjerë dhe të kontribuojë në mbrojtjen e kësaj trashëgimie për shqiptarët dhe për komunitetin global. Plisi është mbajtur nga shqiptarët për shekuj me radhë dhe mbart një rëndësi të madhe kulturore për ne. Ai mishëron...