Përtej kronologjisë, dialogët e koleksionit në Galerinë Kombëtare të Kosovës
Ilir Muharremi, kritik i artit Rihapja e Galerisë Kombëtare të Kosovës më 9 korrik nuk shënohet vetëm nga transformimi arkitektonik i hapësirës, por edhe nga mënyra se si ekspozita e kuruar nga Hana Halilaj e koncepton koleksionin si një organizëm të gjallë, të aftë për t’u rishikuar vazhdimisht. Qysh para hyrjes në galeri, vizitori përballet me veprën “Paradise” të Sislej Xhafës, e vendosur në anën e majtë të një hapësire të rrafshët e të gjelbëruar. Nuk është një skulpturë që dominon territorin përmes monumentalitetit klasik; përkundrazi, ajo krijon një ndërprerje konceptuale mes natyrës së kontrolluar dhe ideologjisë së parajsës. “Paradise” nuk premton një utopi, por e ekspozon atë si konstrukt politik dhe kulturor. E vendosur jashtë ndërtesës, vepra funksionon si një prag kritik: përpara se...
Burimi:
kultplus.com