Përcillet për në banesën e fundit parodisti i Vlorës Mane Lumani, miq, kolegë dhe qytetarë nderim për aktorin e shquar

Përcillet për në banesën e fundit parodisti i Vlorës Mane Lumani, miq, kolegë dhe qytetarë nderim për aktorin e shquar

Është përcjellë për në banesën e fundit humoristi dhe parodisti i njohur vlonjat, Mane Lumani, Mjeshter i madhe dhe Qytetar Nderi i Vlorës,i cili u nda nga jeta një ditë më parë pas një sëmundjeje të rëndë. Homazhet në nder të tij u zhvilluan në ambientet e Teatri Petro Marko, ku të afërm, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë vendosën buqeta me lule dhe bënë nderimet e fundit për artistin. Mes lotësh, kolegët dhe bashkëudhëtarët e tij në skenë, Afrim Agalliu dhe Agron Hamo, shprehën ngushëllimet për familjen Lumani, duke theksuar se me ndarjen e tij nga jeta largohet një tjeter nga katër parodistët simbol të Vlorës. Edhe aktori i njohur Bujar Asqeriu u shpreh se arti shqiptar humbi një prej figurave të tij më...