Për shkak të motit, Filharmonia e Kosovës shtyn koncertin “Americana” për nesër
Filharmonia e Kosovës ka njoftuar se koncerti “Americana”, i planifikuar të mbahej mbrëmjen sonte, është shtyrë për një ditë për shkak të parashikimeve për reshje shiu dhe stuhi. Koncerti do të mbahet nesër më 9 korrik 2026, duke filluar nga ora 20:30, në Sheshi “Skënderbeu”. Sipas njoftimit të Filharmonisë, vendimi është marrë duke pasur prioritet sigurinë e publikut, artistëve dhe stafit, si dhe për të garantuar zhvillimin e koncertit në kushte sa më të mira. Institucioni ka bërë të ditur se të gjitha rezervimet e bëra për datën 8 korrik do të mbeten të vlefshme edhe për koncertin e 9 korrikut. Koncerti “Americana” organizohet në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do...
Burimi:
kultplus.com