Për 1 puthje tënden i bëj lesh arapi emailat, mesazhet, Fb-në, selfiet, ngatërroj dynjanë, e bëj botën Babel
Për 1 puthje, nëse do ma premtosh, do ta bëj nga qefi 3 herë më këmbë udhëtimin e Magelanit rretheqark botës.Për 1 puthje, nëse ky është kushti, për 6 javë rresht do luftoj me dallgët e oqeanit, do zbuloj 1 Amerikë tjetër.Për 1 puthje, po ma lejove, ulem e shkruaj dhe ta dedikoj një novelë më të bukur se “Zonja me kone” e Çehovit.Për 1 puthje, po nuk kundërshtove, e thur dhe ta fal një roman më të hatashëm dhe më të mrekullueshëm se “Anna Karenina” e Tolstoit.Për 1 puthje, nëse je dakord, ta bëj një tragjedi më rrënqethëse, më turbulluese, më tmerruese, se “Romeo e Xhulieta” e Shekspirit.Për 1 puthje jam gati të sakrifikoj të mos e shoh me sy 3 muaj muzgun e...
Burimi:
kultplus.com