Pas kritikave për pamjen, Ariana Grande largohet nga skena publike
Ariana Grande është tërhequr nga debutimi i saj i planifikuar në West End dhe po tërhiqet nga sytë e publikut pas përfundimit të turneut të saj. Vendimi vjen pas polemikave në rritje mbi peshën dhe pamjen e saj. Zëdhënësi i saj konfirmoi të dielën se këngëtarja po planifikon të bëjë një pushim për shkak të “presionit të vazhdueshëm publik”, raporton Page Six, transmeton Indeksonline. “Ariana do të tërhiqet nga jeta publike pasi të përfundojë turneun e saj Eternal Sunshine”, tha përfaqësuesi i saj për revistën People. Ai shtoi se ajo mezi pret ta përfundojë turneun “me stil, e shëndetshme dhe e lumtur”, pas të cilit planifikon të marrë “një pushim të merituar nga kritikat dhe shqyrtimi i vazhdueshëm i punës së saj”. “Ky turne ka...
Burimi:
kultplus.com