Panairi i Parë i Librit-Mat, Behar Gjoka: Vendosi themelet për një traditë të re letrare në qytetin e Burrelit

Panairi i Parë i Librit-Mat, Behar Gjoka: Vendosi themelet për një traditë të re letrare në qytetin e Burrelit

Panairi i Parë i Librit- Mat u zhvillua për dy ditë, duke mbledhur autorë, botues dhe lexues, si dhe duke krijuar një hapësirë promovimi të librit dhe krijimtarisë letrare. Panairi i Parë i Librit- Mat (Burrel, 1-2 maj 2026), një aktivitet i organizuar në kuadër të 104 -vjetorit të themelimit të Matit. Në panair u organizuan gjithsej 16 veprimtari letrare dhe promovuese, përfshirë takime me shkrimtarë të njohur, promovime librash dhe diskutime mbi krijimtarinë bashkëkohore. Panairi u organizua nga Qendra Shqiptare e Studimeve Letrare “Pjetër Budi”, që drejtohet nga studiuesi i letërsisë Behar Gjoka, në bashkëpunim dhe me Bashkinë Mat. Studiuesi Behar Gjoka shprehet se në këtë edicion të parë morën pjesë 14 shtëpi botuese, të cilat kontribuan në pasurimin e programit. “Organizatorët shprehin mirënjohje...