“Otello” në skenë me regji nga Qëndrim Rijani, një nga tragjeditë e William Shakespeare, premierë në Teatrin Kombëtar

“Otello” në skenë me regji nga Qëndrim Rijani, një nga tragjeditë e William Shakespeare, premierë në Teatrin Kombëtar

Nga Julia VRAPI “Otello” nga Shekspir, së shpejti premierë në skenën e Teatrit Kombëtar. Puna për premierën vijon nën drejtimin e regjisorit Qëndrim Rijani me aktorët, ku tragjedia e William Shakespeare është dhe një nga shfaqjet e rëndësishme të sezonit artistik në këtë institucion. Tragjedia “Otello” është një nga projektet e sezonit artistik 2025-2026, ku sipas njoftimit të Teatrit Kombëtar më datë 14 maj pritet të ngjitet premierë në skenën teatrore për publikun. Vepra vjen në skenë me në role aktorë të njohur të teatrit tonë. Vitor Zhusti, Artan Imami, Arben Derhemi, Alert Çeloaliaj, Lulzim Zeqja, Donald Shehu, Luli Bitri janë vetëm disa prej aktorëve, që do të jenë pjesë e kësaj shfaqje teatrore në skenë. E gjithë vepra përqendrohet në personazhet kryesore: Otello arap-...