Nuk është bamirësi kur fotografohesh pranë sofrës së skamnorëve pasi u ke ndihmuar!
Nga Kim Mehmeti Kurrë mos e harroni atë që është thënë prej moti: Qefini nuk ka xhepa! Nuk është bamirësi kur fotografohesh pranë sofrës së skamnorëve vetëm që bota ta sheh atë që ua ke dhënë, por përkundrazi, dorë bëmirëse është vetëm ajo që nuk i treguar as dorës tjetër se kënd ka ndihmuar. Nuk është bamirësi as ajo kur me dorën tënde e ndan të huajën dhe kur me lotët e skamnorëve bënë spektakle televizive, duke madhëruar kështu vetveten, por bamirësi është kur bëhesh i padukshëm dhe e mbron dinjitetin e skamnorëve. Bamirësi nuk është as kur nga parat e fëlliqura të hajdutërisë dhe drogës – vetëm për ta mbuluar fytyrën e vërtetë – u dhuron skamnorëve banesa dhe e ndihmon ndërtimin e objekteve...
Burimi:
kultplus.com