Një letër gruas sime të vdekur

Një letër gruas sime të vdekur

Nga: Gjovalin GjadriPërktheu nga gjermanishtja: Petraq Kolevica (pjesë nga libri Letra gruas sime të vdekur) 20 korrik 1942 E dashur! Ka shumë kohë që nuk të kam shkruar sepse, përmes dhimbjes së madhe e përmes mendimeve të shqetësuara, s’mund të hidhja në letër asnjë fjalë. Të ta them drejt, jam i zemëruar me njerëzit që ndihmuan në vdekjen tënde. Ti mund ta marrësh me mend, e dashur, se sa vuaj, kur mendoj, se ti mund të jetoje, nëse shumë gjëra do të kishin qenë ndryshe. Kjo letër do të merret me ditët e tua të fundme dhe unë nuk mund t’i shmangem pyetjes se deri ku janë fajtorë të afërmit e tu. Gjithë kohën, që nga letra e fundit e deri te kjo që po të...