Një e dhënë e re “sekrete” mbi Michelangelo-n
Michelangelo, një nga piktorët dhe skulptorët më të rëndësishëm të Rilindjes, i udhëzoi studentët e tij të fshihnin shumë nga veprat e tij në një dhomë sekrete në mënyrë që ato të ruheshin përjetësisht, pohon një studiues italian. Sipas historianit të madh të artit Giorgio Vasari, i cili ishte bashkëkohës i Michelangelo-s, vetë artisti dogji shumë nga veprat e tij para vdekjes së tij në Romë në vitin 1564. Megjithatë, studiuesja Valentina Salerno thotë se ka zbuluar dokumente të pabotuara më parë që zbulojnë se mjeshtri i madh fshehu disa prej tyre. “Një nga tre dokumentet që gjeta në arkiva flet për një dhomë”, kujdestaria e së cilës iu besua studentëve të Michelangelo-s, tha Salerno për AFP në margjinat e një konference për shtyp në...
Burimi:
tesheshi.com