Nga projekti në ekran, shpallen dokumentarët fitues nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë

Nga projekti në ekran, shpallen dokumentarët fitues nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë

Nga Julia Vrapi Dhjetë projekte të filmit dokumentar do të realizohen me financim nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Këto ditë QKK shpalli regjisorët fitues me projektet e tyre, ku më parë kanë qenë dhe aplikimet pranë kësaj qendre filmi. Juria përzgjodhi projektet që do të mbështeten, duke sjellë histori unike mbi realitetin, kulturën dhe historinë tonë. Sipas QKK-së, këto filma dokumentarë përfaqësojnë një kombinim të fuqisë së rrëfimit, guximit dhe eksperiencës së krijuesve, duke ofruar perspektiva të reja mbi jetën dhe shoqërinë tonë. “Pas një procesi vlerësimi të detajuar, juria ka përzgjedhur projektet që do të mbështeten nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Këto histori premtojnë të pasurojnë arkivën tonë vizuale dhe të sjellin këndvështrime unike mbi realitetin, kulturën dhe historinë tonë”, thuhet nga Qendra Kombëtare...