Nga Australia në Tiranë, “Albanian Soul” me sopranon Ana Tafani koncerti sjell këngët qytetare dhe meloditë arbëreshe

Nga Australia në Tiranë, “Albanian Soul” me sopranon Ana Tafani koncerti sjell këngët qytetare dhe meloditë arbëreshe

Nga Julia Vrapi Një mbrëmje në Tiranë, ku tingujt e muzikës shqiptare bashkohen për të sjellë emocione, kujtime dhe krenarinë e trashëgimisë sonë artistike. Koncerti që do të zhvillohet së shpejti sjell nga këngët qytetare, te meloditë arbëreshe dhe krijimtarinë e autorëve të njohur shqiptarë. Pas një turneu të suksesshëm në disa nga qytetet më të mëdha të Australisë, si Sydney, Melbourne dhe Brisbane, “Albanian Soul”, nga sopranoja Ana Tafani, vjen për publikun shqiptar në hollin koncertor të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit më 13 mars, për një mbrëmje që i kushtohet shpirtit të muzikës shqiptare. Së bashku me Laura Lilën në piano, koncerti do të sjellë një udhëtim metaforik nëpër Shqipëri, duke kaluar nga këngët e dashura qytetare shkodrane tek meloditë arbëreshe dhe...