Nën tingujt e repertorit të Nexhmije Pagarushës, RLIOF solli mbrëmje të paharrueshme në Prishtinë
Flonja Haxhaj Hapësira e jashtme e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në Prishtinë u mbush mbrëmë me artdashës, të cilët u bënë pjesë e një prej mbrëmjeve më emocionuese të edicionit të gjashtë të Rame Lahaj International Opera Festival. Nën qiellin e hapur të kryeqytetit, publiku përjetoi një udhëtim muzikor nëpër repertorin e pavdekshëm të Nexhmije Pagarushës, artistes që për dekada ka qenë zëri dhe simboli i muzikës shqiptare, shkruan KultPlus. Koncerti kushtuar ikonës së muzikës shqiptare solli në skenë nostalgji, kujtime dhe emocione përmes këngëve që vazhdojnë të jetojnë ndër breza. Tingujt e krijimeve të saj u rikthyen me një frymë të re, duke ruajtur shpirtin origjinal të veprave që kanë shënuar historinë e muzikës shqiptare. I kthyer tashmë në një traditë të veçantë të...
Burimi:
kultplus.com