Në jug të Shqiprisë gjeni qytetin antik të dashurisë
Shumë simbole në gjithë botën ‘flasin’ për dashurinë, por në jug të Shqipërisë një qytet antik është “Qytet i Dashurisë”. 14 km larg nga Gjirokastra, poshtë këmbëve të Malit të Lunxhërisë, rrënojat antike ‘flasin’ edhe sot për Antigonenë. Qyteti i famshëm u ndërtua nga Mbreti Pirro në shenjë dashurie për gruan e tij Antigona. Mbreti i Epirit e mori vajzën e mbretit Ptoleme të Egjyptit dhe themeloi qytetin me emrin e saj rreth viteve 290, Para Krishtit. Qyteti jetoi gati 150 vjet dhe u dogj nga romakët në shenjë hakmarrje ndaj mbretit Pirro dhe kjo i nxiti historianët ta përcaktojnë Antigonenë, qytetin që lindi nga dashuria dhe u shkatërrua nga urrejtja. Sipas Arkeologëve ndërtimi i qytetit është realizuar sipas një plani të qartë urbanistik në...
Burimi:
kultplus.com