Në ditën e vdekjes, e kujtojmë Ernest Koliqin
Ernest Koliqi (Shkodër, 20 maj 1903 – Romë, 15 janar 1975) Më 15 janar 1975 u nda nga jeta Ernest Koliqi, shkrimtar, përkthyes, studiues i letërsisë, publicist e botues. Ernest Koliqi lindi në qytetin e Shkodrës, ku ndoqi Kolegjin Saverian të Jezuitëve dhe më pas vijoi shkollimin në Arice të Lombardisë. U kthye në atdhe në vitin 1922, ku u integrua shpejt në jetën kulturore dhe politike të vendit, si veprimtar i shoqërive “Bashkimi” e “Atdheu”. Gjatë viteve 1933-1937 ndoqi studimet e larta për letërsi në Universitetin e Padovas. Në vitet e pushtimit italian u emërua Ministër i Arsimit. Në vitin 1943 largohet nga Shqipëria për të marrë drejtimin e katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin “La Sapienza”, Romë, ku qëndroi deri në fund të...
Burimi:
kultplus.com