Në ditën e lindjes e kujtojmë Midhat Frashërin

Në ditën e lindjes e kujtojmë Midhat Frashërin

Më 25 mars të vitit 1880 lindi në Janinë diplomati, studiuesi dhe bibliofili, Midhat Frashëri. Midhati ishte biri i veprimtarit të çështjes kombëtare, Abdyl bej Frashërit. Pas vdekjes së të atit, për arsimimin e tij u kujdesën xhaxhallarët Naim e Sami Frashëri. Midhati u bë një nga studiuesit më të spikatur të epokës së tij. Kontributi i tij në historiografi u shpreh përmes botimeve, si revistat “Diturija” (1909) dhe “Kalendari Kombiar” (1897-1928), të cilat shërbyen si arkiva të vërteta të historisë, folklorit dhe gjuhësisë. Në rrafshin politik, roli i tij kulmoi në Kongresin e Manastirit (1909), ku kryesoi Komisionin e Alfabetit, dhe në Kuvendin e Vlorës si firmëtar i Pavarësisë (1912). Karriera e tij u shënua nga angazhimi i vazhdueshëm për mbrojtjen e interesave kombëtare....