Në çdo kohë tranzicioni dalin në sipërfaqe e ngjiten lart fundërrinat
Fjodor Dostojevski Nga Fjodor Dostojevski Në një kohë të turbullt, lëkundjesh ose tranzicioni shfaqen kudo e gjithmonë ca palo njerëz… Unë s’e kam fjalën për ata që vetëquhen “përparimtarë”, të cilët shpejtojnë gjithnjë, para të tjerëve (ky është kujdesi i tyre kryesor), ndonëse shpesh ata shpejtojnë për një qëllim të marrë, por të përcaktuar qartë… Jo, unë e kam fjalën për fundërrinat…Në çdo kohë tranzicioni dalin në sipërfaqe e ngjiten lart këto fundërrina, që ekzistojnë në çdo shoqëri, të cilëve nuk iu mungon vetëm qëllimi, por edhe aftësia për të menduar dhe që shprehin me të gjithë forcën e tyre, nervozizëm dhe padurim.Këto fundërrina, pa e ditur vetë, bien e vihen nën komandën e një klike të vogël “përparimtarësh”, që veprojnë sipas një qëllimi të...
Burimi:
kultplus.com