Në bibliotekën “Hivzi Sulejmani” u mbajt takimi me shkrimtarin, Sabit Rrustemi

Në bibliotekën “Hivzi Sulejmani” u mbajt takimi me shkrimtarin, Sabit Rrustemi

3 marsi, Dita Ndërkombëtare të Shkrimtarëve, kishte mbledhur si asnjëherë tjetër në sallën e madhe të Bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, në Prishtinë shkrimtarë, botues, kritikë letrar e dashamirës të letërsisë. Kjo ngjarje kishte për temë trajtimi dhe takimi shkrimtarin Sabit Rrustemi dhe krijimtarinë e tij. Kjo ditë u shënua për herë të parë në bibliotekë dhe ishte përzgjedhur autori i cili vetëm për shkak të një tregimi të publikuar në revistën “Fjala” si 22-vjeçar, mban burg katër vjet dhe për nëntë vjet me radhë i ndalohet e drejta e botimit. “Sabiti është autori i parë i Kosovës (qoftë edhe i fundit) që burgoset për shkak të letërsisë, prandaj jemi mbledhur këtu dhe do të shenjojmë bashkë këtë monument dashurie dhe përkushtimi të tij për dy dashuritë...