Ndue Dedaj: Semantika e shndritjes shpirtërore
– Ese hyrëse e librit poetik “Unë humbësi yt”, Tiranë 2025- Nga Ndue Dedaj — Ngjizja diellore e poezisë Poezia është pagëzim i shpirtësisë. Metafora e parë e njeriut duhet të ketë qenë ajo e diellit, pasi qysh foshnje në djep, para se të kthente kryet e të shihte nga toka që e përkundte, kundronte nga lart diellin. Toka dhe e rrëzonte ndonjëherë njeriun, kurse dielli veç e ngrohte pa kushte. Kështu duhet të ketë lindur kulti i Diellit, si kulti i parë i njerëzimit. Prometeu u turr andej nga qerrja e Diellit, mori atë urën profetike të zjarrit dhe ua solli njerëzve. E ku tjetër mund të prodhohej zjarri, përpos se në diell? Dielli kishte perëndinë e tij Apollonin, shenjën zodiake, rrezet dhe ylberin,...
Burimi:
kultplus.com