Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur
Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeç aktori i njohur Fitim Makashi, babai i Redon Makashit. Fitim Makashi lindi më 10 prill 1944 në Gjirokastër. Në vitin 1963 nisi studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, ku përfundoi degën e aktorit në vitin 1967. Pas përfundimit të studimeve, ai punoi për një kohë të gjatë si pedagog në të njëjtin institut, ndërkohë që angazhimet e tij në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) ishin të herëpashershme. Zyrtarisht, emërimi i tij si aktor në këtë teatër ndodhi në vitin 1978, ku vazhdoi të interpretojë për rreth 12 vjet, deri në mesin e viteve ’90. Gjatë karrierës së tij në skenën teatrale, Makashi realizoi role të paharrueshme. Disa nga më të njohurat përfshijnë Pedagogun në “Pas provimit...
Burimi:
gijotina.com