Ndërhyrje restauruese në Kalanë e Borshit, punimet nxjerrin në dritë elementë të rinj me rëndësi të veçantë historike
Nga Julia Vrapi Ndërhyrja restauruese në Kalanë e Borshit ka nisur prej disa muajsh dhe ka si objektiv kryesor ruajtjen e këtij monumenti të rëndësishëm kulturor. Ndërhyrjet përfshijnë përmirësimin e infrastrukturës hyrëse të kalasë dhe restaurimin e elementëve të rëndësishëm, por punimet gjithashtu kanë nxjerrë në dritë dhe elementë të rinj me rëndësi të veçantë historike. Ministri Blendi Gonxhja inspektoi punimet restauruese në Kalanë e Borshit, ku shprehet se një komponent i rëndësishëm i projektit është edhe stabilizimi strukturor dhe konservimi i vetë kalasë. “Prej disa muajsh po vijojnë punimet restauruese në Kalanë e Borshit, në një ndërhyrje që synon jo vetëm ruajtjen e monumentit, por edhe garantimin e sigurisë së tij afatgjatë. Punimet janë përqendruar në përforcimin e masivit shkëmbor mbi të cilin ngrihet...
Burimi:
sot.com.al