Ndërhyrje në kalanë e Kaninës, Gonxhja: Synohet ruajtja e strukturave historike, por dhe përmirësimi i infrastrukturës
Vijojnë punimet në Kalanë e Kaninës në Vlorë, ku ndërhyrjet konservuese synojnë ruajtjen e strukturave historike dhe përmirësimin e infrastrukturës për vizitorët. Kalaja e Kaninës monument kulture kategori e parë ndodhet në qarkun e Vlorës, ku me nisjen e ndërhyrjeve më parë u mbyll edhe për vizitorët. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja, ka inspektuar në fundjavë punimet për ndërhyrjet konservuese në kalanë e Kaninës në Vlorë, njofton ai përmes rrjeteve sociale. Ai shprehet se ky projekt në bashkëpunim edhe me CHwB Albania synon edhe përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve për vizitorët. “Vijojnë punimet për ndërhyrjet konservuese, strukturale dhe gjeologjike, plane interpretimi dhe përmirësimi i eksperiencës së vizitorëve në Kalanë e Kaninës në Vlorë. Gjatë një vizite në fundjavën që sapo lamë pas,...
Burimi:
sot.com.al