Ndahet nga jeta “mjeshtri i ngjyrës”, Franco Fontana

Ndahet nga jeta “mjeshtri i ngjyrës”, Franco Fontana

Bota e fotografisë italiane dhe asaj ndërkombëtare është në zi për ndarjen nga jeta të fotografit të njohur italian Franco Fontana, i cili u nda nga jeta më 29 gusht, në moshën 92-vjeçare, në shtëpinë e tij në Modena. I lindur më 9 dhjetor 1933 në Cognento, pranë Modenës, Fontana konsiderohet një prej figurave më të rëndësishme të fotografisë së gjysmës së dytë të shekullit XX dhe një nga autorët që ndikuan në mënyrën se si u perceptua fotografia me ngjyra. Ai iu afrua fotografisë në fillim të viteve 1960 dhe shumë shpejt zgjodhi ngjyrën si mjetin e tij kryesor artistik, në një kohë kur fotografia artistike dominohej ende nga bardhezi. Për Fontanën, ngjyra nuk ishte thjesht një element dekorativ, por një gjuhë përmes së...