Himarë, një model i ri për monitorimin dhe mbrojtjen e mjedisit
Bashkia Himarë ka nisur pilotimin e një modeli inovativ për monitorimin dhe mbrojtjen e mjedisit, duke synuar që ndërgjegjësimi qytetar të shndërrohet në veprim konkret për një territor më të pastër. Nëpërmjet aplikacionit QELBSI, qytetarët dhe turistët mund të raportojnë zonat e ndotura përmes një fotografie dhe vendndodhjes së saktë të problemit. Raportimet i përcillen drejtpërdrejt Bashkisë Himarë për t’u trajtuar. Sipas nismës, procesi do të mundësojë matjen dhe transparencën e kohës së reagimit, si edhe të progresit të pastrimit të zonave të raportuara. Modeli parashikon gjithashtu përdorimin e sinjalistikës publike me QR Code, përfshirjen e bizneseve partnere dhe të ambasadorëve në terren, ndërsa synimi është që reagimi ndaj problematikave të raportuara të bëhet brenda 48 orëve. Bashkia Himarë e prezanton nismën me mesazhin se...
Burimi:
kultplus.com