Ndahet nga jeta fituesi i Oscarit Glen Hansard, humbi jetën në një aksident

Ndahet nga jeta fituesi i Oscarit Glen Hansard, humbi jetën në një aksident

Muzikanti dhe aktori irlandez, fitues i çmimit Oscar, Glen Hansard, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare pas një aksidenti me motor në Dublin. Sipas autoriteteve irlandeze, aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit në zonën Lucan, në perëndim të Dublinit. Policia ka nisur hetimet dhe u ka bërë thirrje dëshmitarëve që të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Hansard u bë i njohur si frontmen i grupit rock The Frames, ndërsa fitoi famë ndërkombëtare me filmin “Once” (2007), ku luajti përkrah këngëtares çeke Markéta Irglová. Dyshja fitoi Çmimin Oscar për Këngën më të Mirë Origjinale në vitin 2008 me këngën “Falling Slowly”, e cila u bë një nga kolonat zanore më të vlerësuara të kinemasë. I lindur në Dublin në vitin 1970, Hansard...