Natyra shqiptare si një udhëtim artistik nga veriu në jug në krijimet e Pashk Përvathit, piktori ekspozon krijimet e reja

Natyra shqiptare si një udhëtim artistik nga veriu në jug në krijimet e Pashk Përvathit, piktori ekspozon krijimet e reja

Natyra shqiptare paraqitet me te gjitha format e relievit në ekspozitën e sapoçelur të Pashk Përvathit. Piktori prezantoi punimet, te gjitha të realizuara në vitin që lamë pas, që eksplorojnë peizazhin në të gjitha stinët. Pashk Përvathi, piktor – “Ka qenë një vit jashtëzakonisht i këndshëm dhe frytdhënës për mua. Kam rishkuar në vendet ku shkoj prej vitesh, por me synimin e qartë për të zbuluar më tepër, për të gjetur kënde të reja dhe për t’i pikturuar në momente të ndryshme. Në këtë ekspozitë kemi dhe pranverën, që unë nuk e kam pasur herë të tjera në telajo. Kemi dhe perëndimet e diellit në detin e Shëngjinit. Jam përpjekur ta shoh natyrën në pranverë, me ngjyrat e bukura të vjeshtës, por jam përpjekur të...