“Nata e Mërgimtarëve”, vargjet e Azem Shkrelit nga “Lirikë me shi”

“Nata e Mërgimtarëve”, vargjet e Azem Shkrelit nga “Lirikë me shi”

“Nata e Mërgimtarëve”, poezi e Azem Shkrelit nga vëllimi “Lirikë me shi” (1994), e shkruar në varg të thyer. Vargjet e poetit takohen me mallin e atyre që jetojnë larg vendlindjes. Natë njëqindvjeçe, hape librin tënd, shkruajNga fundi i botës po të vijnë nipa plisbardhëshEvropës t’i sjellin erë dheu, erë toke të jugutUjërat sonte do të flenë, ato s’do të flenëKokë më kokë për bukë e për luftë e për LondërZotër të mirë të mërgimit, mbushni shtambatPini verë të moçme ilire, pini e thuani Zonjë*e qytetëruar, rrudhe kindin, bëj vend robittë lirisë sate të madhërueshme, jepi pak ngabukuria jote, lëre të të prekë me pendël tëshpendit të vet, me futë të saj të ta shkruajëEvropën, Anadollin, Amerikën, natë njëqindvjeçareShkruaj, Mërgim Bardha, Mërgim Curri, MërgimKelmendi, Mërgim...