Muzika zbriti mes publikut: Open Mic Karaoke Night elektrizoi Prishtinën

Muzika zbriti mes publikut: Open Mic Karaoke Night elektrizoi Prishtinën

Dilara SollovaKa mbrëmje kur publiku vjen për të ndjekur një performancë dhe ka të tjera kur ai bëhet vetë pjesë e saj. Pikërisht një atmosferë e tillë mbizotëroi në Open Mic Karaoke Night, një nga risitë e edicionit të gjashtë të Rame Lahaj International Opera Festival, ku muzika nuk qëndroi vetëm mbi skenë, por zbriti mes njerëzve, duke i ftuar ata të këndonin, të ndanin emocionet dhe të krijonin kujtime të përbashkëta.Nën qiellin e hapur të Prishtinës, larg formalitetit që shpesh shoqëron koncertet klasike, sheshi “Zahir Pajaziti” u shndërrua në një hapësirë ku nuk kishte dallim mes artistit dhe publikut. Mikrofoni kalonte nga njëri interpretues te tjetri, ndërsa çdo këngë sillte një histori të re, një emocion të ri dhe një atmosferë që ndryshonte vazhdimisht....