Muzeu Kombëtar i Pavarësisë drejt degradimit, Zhupa: Ndërhyrje e menjëhershme për restaurimin e godinës
Nga Julia Vrapi Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në Vlorë me mure të krisura dhe zona të paaksesueshme për vizitorët, është drejt degradimit. Mjediset ku ushtron veprimtarinë Muzeu Kombëtar i Pavarësisë janë në administrim të ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore, ndërsa godina ka nevojë për ndërhyrje restauruese. Një ditë më parë kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, reagoi nga Vlora për gjendjen e amortizuar të Muzeut Kombëtar të Pavarësisë. Duke publikuar pamje nga godina historike, Zhupa denoncoi krisjet në mure dhe rrezikun e degradimit të mëtejshëm të muzeut. “Ndodhem në qytetin e Vlorës dhe mbrapa meje këtu është Muzeu Kombëtar i Pavarësisë, një simbol kombëtar i identiteti shqiptar i historisë shqiptare. Siç mund ta shikoni, fatkeqësisht ky muze ka pësuar krisje kudo...
Burimi:
sot.com.al